Kamerë dixhitale me objektiv të ndërrueshëm ILCE-7/ILCE-7R

Cleaning Mode

Ju lejon të pastroni sensorin e imazhit.

  1. MENU (Setup) → [Cleaning Mode] [Enter]
  2. Fikni produktin duke ndjekur udhëzimet në ekran.
  3. Shkëputni objektivin.
  4. Përdorni fryrësen për të pastruar sipërfaqen e sensorit të imazhit dhe zonën përreth.
  5. Vendosni objektivin.

Shënim

  • Fryrësja nuk jepet me këtë produkt. Përdorni një fryrëse që mund të blihet në treg.
  • Pastrimi mund të kryhet vetëm kur niveli i baterisë është(3 ikonat e baterisë së mbetur) ose më shumë. Rekomandohet përdorimi i një ushqyesi AC-PW20.
  • Mos përdorni fryrëse të llojit me spërkatje sepse mund të përhapë pika uji brenda trupit të kamerës.
  • Mos e vendosni majën e fryrëses brenda në zgavër përtej zonës së montimit të objektivit, në mënyrë që maja e fryrëses të mos prekë sensorin e imazhit.
  • Mbajeni kamerën lehtë me pamje poshtë në mënyrë që pluhuri të bjerë.
  • Mos ushtroni goditje mbi produkt gjatë pastrimit.
  • Kur pastroni sensorin e imazhit me fryrëse, mos fryni shumë fort. Nëse fryni shumë fort mbi sensor, mund të dëmtohet pjesa e brendshme e produktit.
  • Nëse mbetet pluhur edhe pasi pastroni produktin siç shpjegohet, konsultohuni me pikën e shërbimit.