Kamerë dixhitale me objektiv të ndërrueshëm ILCE-7/ILCE-7R

Shfaqja e fotove në televizor që mbështet "BRAVIA" Sync

Produktin, pas lidhjes me kabllo HDMI (shitet veçmas) në televizor që mbështet "BRAVIA" Sync, mund ta kontrolloni me anë të telekomandës.

  1. Fikni produktin dhe televizorin.
  2. Lidhni folenë HDMI të produktit me folenë HDMI të televizorit me anë të kabllos HDMI (shitet veçmas).
  3. Ndizni televizorin dhe ndërroni hyrjen.
  4. Ndizni produktin dhe shtypni butonin (Playback) për të zgjedhur modalitetin e luajtjes.
  5. MENU(Setup) → [CTRL FOR HDMI] → [On].
  6. Shtypni butonin SYNC MENU në telekomandën e televizorit dhe zgjidhni modalitetin e dëshiruar.

Shënim

  • Vetëm televizorët që mbështesin "BRAVIA" Sync mund të ofrojnë komandat e SYNC MENU. Për detaje, drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të dhëna me televizorin.
  • Nëse produkti kryen veprime të padëshiruara si reagim ndaj telekomandës së televizorit kur është lidhur me televizor të një prodhuesi tjetër nëpërmjet lidhjes HDMI, zgjidhni MENU(Setup) → [CTRL FOR HDMI][Off].