Shfaqja e fotove në televizor HD
Për të shfaqur foto të ruajtura në këtë produkt drejt televizorit, duhet kabllo HDMI (shitet veçmas) dhe televizor HD i pajisur me fole HDMI.
- Fikni produktin dhe televizorin.
- Lidhni folenë HDMI të produktit me folenë HDMI të televizorit me anë të kabllos HDMI (shitet veçmas).
- Ndizni televizorin dhe ndërroni hyrjen.
- Ndizni produktin dhe shtypni butonin (Playback) për të zgjedhur modalitetin e luajtjes.
Fotot e shkrepura me anë të produktit shfaqen në ekranin e televizorit.
Këshillë
- Produkti mbështet standardin "PhotoTV HD". Nëse lidhni pajisjet që pajtohen me Sony PhotoTV HD me anë të një kablloje HDMI (shitet veçmas), televizori vendoset në cilësi figure të përshtatshme për shikimin e fotove statike dhe një botë e re fotografike mund të hapet për shfaqjen e fotove në cilësi mahnitëse.
- "PhotoTV HD" mundëson paraqitjen e teksturave të lehta dhe të ngjyrave tejet të detajuara dhe në cilësi të lartë fotografike.
- Për hollësi, drejtojuni udhëzimeve të përdorimit që vijnë me televizorin përkatës.
Shënim
- Mos i lidhni produktin dhe pajisjen tjetër me foletë dalëse të të dyjave. Duke vepruar kështu mund të shkaktoni keqfunksionim.
- Disa pajisje mund të mos funksionojnë siç duhet kur lidhen me produktin. Për shembull, mund të mos nxjerrin zë ose figurë.
- Përdorni kabllo HDMI me logon HDMI ose kabllo origjinale Sony.
- Përdorni kabllo HDMI që përputhet me folenë HDMI të produktit dhe me folenë HDMI të televizorit.