Kamerë dixhitale me objektiv të ndërrueshëm ILCE-7/ILCE-7R

Shot. Result Preview

Me monitor ose pamjekërkues, mund të shihni një foto me aperturë që ndryshon nga rezultati i shkrepjes. Duke qenë se turbullira e një subjekti ndryshon nëse ndryshohet apertura, turbullira e fotos aktuale do të ndryshojë nga fotoja që shikoni përpara shkrepjes. Ndërsa shtypni tastin të cilit i është caktuar [Shot. Result Preview], mund të kontrolloni pamjen paraprake të fotos me cilësimet e aplikuara të DRO, shpejtësisë së diafragmës, aperturës dhe ndjeshmërisë ISO. Kontrolloni pamjen praprake të rezultatit të shkrepjes përpara se të shkrepni.

  1. MENU (Custom Settings) → [Custom Key Settings] → vendosni funksionin [Shot. Result Preview] në tastin e dëshiruar.
  2. Konfirmoni foton duke shtypur tastin të cilit i është caktuar [Shot. Result Preview].

Këshillë

  • Cilësimet DRO settings, cilësimet e shpejtësisë së diafragmës, aperturës dhe ndjeshmërisë ISO që keni vendosur reflektohen në foton për [Shot. Result Preview], por disa efekte nuk mund të shikohen paraprakisht në varësi të cilësimeve të shkrepjes. Edhe në këtë rast, cilësimet që keni zgjedhur do të aplikohen te fotot që shkrepni.