Kamerë dixhitale me objektiv të ndërrueshëm ILCE-7/ILCE-7R

Aperture Preview

Me monitor ose pamjekërkues, mund të shihni një foto me aperturë që ndryshon nga rezultati i shkrepjes. Duke qenë se turbullira e një subjekti ndryshon nëse ndryshohet apertura, turbullira e fotos aktuale do të ndryshojë nga fotoja që shikoni përpara shkrepjes.
Kur shtypni dhe mbani shtypur tastin të cilit i keni caktuar funksionin [Aperture Preview] , apertura ulet te vlera e vendosur e aperturës dhe mund të kontrolloni turbullirën përpara shkrepjes.

  1. MENU (Custom Settings) → [Custom Key Settings] → caktojani funksionin [Aperture Preview] tastit të dëshiruar.
  2. Konfirmoni foton duke shtypur tastin të cilit i është caktuar [Aperture Preview].

Këshillë

  • Megjithëse mund të ndryshoni vlerën e aperturës gjatë shikimit paraprak, subjekti mund të dalë jashtë fokusimit nëse zgjidhni një aperturë më të ndritshme. Rekomandojmë të rregulloni sërish fokusimin.