e-Front Curtain Shut. (ILCE-7)
Funksioni i diafragmës elektronike të perdes së përparme shkurton kohëzgjatjen mes lirimeve të diafragmës.
- MENU → (Custom Settings) → [e-Front Curtain Shut.] → cilësimi i dëshiruar.
Të dhëna të artikullit të menysë
On (cilësimi bazë):
Përdor funksionin e diafragmës elektronike të perdes së përparme.
Off:
Nuk përdor funksionin e diafragmës elektronike të perdes së përparme.
Shënim
- Kur shkrepni në shpejtësi të larta të diafragmës me një objektiv me diametër të madh të bashkuar, mund të ndodhë efekti i hijezimit të një zone të turbullt, në varësi të subjektit ose kushteve të shkrepjes. Në raste të tilla, vendoseni këtë funksion në [Off].
- Kur përdoret një objektiv i prodhuar nga një prodhues tjetër (duke përfshirë objektivët Minolta/Konica-Minolta), vendoseni këtë artikull në [Off]. Nëse këtë funksion e vendosni në [On], nuk do të vendoset ekspozimi i duhur ose ndriçimi i imazhit do të jetë i pabarabartë.