Kamerë dixhitale me objektiv të ndërrueshëm ILCE-7/ILCE-7R

Long Exposure NR (foto statike)

Kur e vendosni shpejtësinë e diafragmës në një sekondë a më tepër (shkrepje me ekspozim të gjatë), dobësimi i zhurmës aktivizohet për kohëzgjatjen e qëndrimit hapur të diafragmës. Me funksionin aktiv, zhurma tipike e fotove me ekspozim të gjatë dobësohet.

  1. MENU (Camera Settings) [Long Exposure NR] → cilësimi i dëshiruar.

Të dhëna të artikullit të menysë

On (cilësimi bazë):
Aktivizon dobësimin e zhurmës për të njëjtën kohëzgjatje që diafragma është hapur. Kur ka dobësim zhurme në ecuri e sipër, shfaqet një mesazh dhe nuk mund të shkrepni foto tjetër. Zgjidheni këtë për t'i dhënë përparësi cilësisë së figurës.
Off:
Nuk e aktivizon dobësimin e zhurmës. Zgjidheni këtë për t'i dhënë përparësi kohës së shkrepjes.