Kamerë dixhitale me objektiv të ndërrueshëm ILCE-7/ILCE-7R

Creative Style

Mundëson zgjedhjen e procesimit të dëshiruar të fotos. Mund të rregulloni ekspozimin (shpejtësinë e diafragmës dhe aperturën) sipas dëshirës me [Creative Style], ndryshe nga [Scene Selection] ku produkti rregullon ekspozimin.

  1. MENU (Camera Settings) → [Creative Style] → cilësimi i dëshiruar.

Të dhëna të artikullit të menysë

Standard (cilësimi bazë):
Për shkrepjen e skenave të ndryshme me gradacion të pasur dhe ngjyra të bukura.
Vivid:
Fortësia e ngjyrave dhe kontrasti rriten për të shkrepur foto mbresëlënëse me skena plot ngjyra dhe subjekte si p.sh. lule, gjelbërim pranveror, qiell i kaltër ose pamje nga oqeani.
Neutral:
Fortësia e ngjyrave dhe qartësia ulen për të shkrepur foto me tone më të zbutura. Kjo është e përshtatshme dhe për shkrepjen e materialeve që do të modifikohen në vijim me kompjuter.
Clear:
Për shkrepjen e fotove me tone të qarta, me ngjyra të kthjellëta të nxjerra në pah, e përshtatshme për shkrepjen e dritave rrezatuese.
Deep:
Për shkrepjen e fotove me ngjyra të thella dhe të dendura, e përshtatshme për shkrepjen e pranisë së fortë të subjektit.
Light:
Për shkrepjen e fotove me ngjyra të shndritshme dhe të thjeshta, e përshtatshme për shkrepjen e një ambienti të lehtë e freskues.
Portrait:
Për shkrepjen e ngjyrës së lëkurës në ton të butë, e përshtatshme në kushte ideale për shkrepjen e portreteve.
Landscape:
Fortësia e ngjyrave, kontrasti dhe qartësia ngrihen për të shkrepur peizazhe të ndezura dhe të qarta. Gjithashtu peizazhet e largëta duken më pastër.
Sunset:
Për shkrepjen e të kuqes së bukur të diellit në perëndim.
Night Scene:
Kontrasti ulet për të riprodhuar skenat e natës.
Autumn leaves:
Për shkrepjen e skenave të vjeshtës, duke theksuar mirë të kuqet dhe të verdhat e gjetheve në shndërrimin stinor.
Black & White:
Për shkrepjen e fotove njëtonëshe bardhezi.
Sepia:
Për shkrepjen e fotove njëtonëshe sepie.

Për të caktuar [Contrast], [Saturation] dhe [Sharpness]

[Contrast], [Saturation] dhe [Sharpness] mund të rregullohen për secilin artikull [Creative Style].

Zgjidhni një artikull për t'u caktuar duke shtypur anën djathtas/majtas të rrotullës së komandimit, më pas caktoni vlerën duke përdorur anën lart/poshtë të rrotullës së komandimit.

Contrast:
Sa më e lartë vlera e zgjedhur, aq më shumë theksohet dallimi midis dritës dhe hijes dhe aq më i madh efekti mbi foton.

Saturation:
Sa më e lartë vlera e zgjedhur, aq më të ndezura dalin ngjyrat. Kur zgjidhet vlerë më e ulët, ngjyrat e fotove kufizohen dhe zbehen.

Sharpness:
Rregullon qartësinë. Sa më e lartë vlera e zgjedhur, aq më shumë theksohen konturet dhe sa më e ulët vlera e zgjedhura, aq më shumë zbuten konturet.

Regjistrimi i cilësimeve të preferuara (Style Box)

Zgjidhni kutinë gjashtëstilëshe (kutitë me numra në anën e majtë ()) për të regjistruar cilësimet e preferuara. Pastaj zgjidhni cilësimet e dëshiruara duke përdorur anën djathtas të rrotullës së komandimit.
Mund të zbatoni të njëjtin stil me cilësime më të ndryshuara disi.

Shënim

  • [Standard] zgjidhet kur përdorni funksionet e mëposhtme:
    • [Intelligent Auto]
    • [Superior Auto]
    • [Scene Selection]
    • [Picture Effect]
  • Kur [Creative Style] vendoset në [Black & White] ose [Sepia], [Saturation] nuk mund të rregullohet.