AF/MF control
Mund të ndërroni me lehtësi modalitetin e fokusimit nga automatik në manual dhe anasjelltas gjatë shkrepjeve, pa ndryshuar pozicionin e mbajtjes.
-
Kaloni instrumentin e ndërrimit AF/MF/AEL në pozicionin AF/MF, më pas shtypni butonin AF/MF.
Gjatë fokusimit automatik:
Kalon përkohësisht modalitetin e fokusimit në modalitetin manual. Rregullon fokusimin gjatë kohës që mbahet shtypur butoni AF/MF.
Gjatë fokusimit manual:
Kalon përkohësisht modalitetin e fokusimit në modalitet automatik gjatë kohës që mbahet shtypur butoni AF/MF dhe bllokon fokusimin.
Këshillë
- Nëse zgjidhni [AF/MF Ctrl Toggle] te [AF/MF Button] nën [Custom Key Settings], modaliteti i fokusimit mbetet edhe nëse hiqni gishtin nga butoni.