Kamerë dixhitale me objektiv të ndërrueshëm ILCE-7/ILCE-7R

Shkrepja e fotove statike

Shkrep foto statike.

  1. Vendoseni modalitetin e shkrepjes në (Intelligent Auto).

  2. Rregulloni këndin e ekranit dhe mbani kamerën. Ose shikoni në pamjekërkues dhe mbani kamerën.
  3. Për të fokusuar shtypni butonin e diafragmës deri në gjysmë.
    Kur pamja është në fokus, dëgjohet një tingull dhe ndriçon treguesi ( ose ).

  4. Shtypni butonin e diafragmës deri në fund.

Treguesi i fokusit

Ndizet :
Fotoja është në fokus.

Ndizet :
Fotoja është në fokus. Pozicioni i fokusuar do të ndryshojë për t'iu përshtatur lëvizjes së subjektit.

Ndizet :
Në fokusim e sipër.

Pulson :
Fokusimi dështoi.

Këshillë

  • Kur produkti nuk mund të fokusohet automatikisht, treguesi i fokusit pulson dhe dëgjohet tingulli. Rikompozoni pozën ose ndryshoni cilësimin e fokusit.
  • Fokusimi mund të jetë i vështirë në situatat e mëposhtme:
    • Është errësirë dhe subjekti është larg.
    • Kontrasti midis subjektit dhe sfondit është i ulët.
    • Subjekti shihet nëpërmjet xhamit.
    • Subjekti lëviz me shpejtësi.
    • Ka dritë pasqyruese ose sipërfaqe të shndritshme.
    • Ka dritë pulsuese.
    • Subjekti është i ndriçuar nga mbrapa.