Kamerë dixhitale me objektiv të ndërrueshëm ILCE-7/ILCE-7R

Përdorimi i artikujve në MENU

Në këtë seksion do të mësoni si të ndryshoni cilësimet në lidhje me të gjitha veprimet e kamerës dhe si të ekzekutoni funksione të kamerës, duke përfshirë shkrepjen, luajtjen dhe mënyrat e përdorimit.

  1. Shtypni butonin MENU për të shfaqur ekranin e menysë.

  2. Zgjidhni artikullin e dëshiruar në MENU duke përdorur anën lart/poshtë/majtas/djathtas të rrotullës së komandimit ose duke e rrotulluar rrotullën, dhe pastaj shtypni në mes të rrotullës.
    • Ekrani mund të lëvizë drejtpërdrejt nga hapi 1 në hapin 3 në varësi të cilësimit në [Tile Menu].

  3. Zgjidhni cilësimin e dëshiruar duke shtypur anën lart/poshtë/majtas/djathtas të rrotullës së komandimit ose duke e rrotulluar rrotullën, dhe pastaj shtypni në mes të rrotullës.
    Zgjidhni një ikonë në krye të ekranit dhe shtypni anën majtas/djathtas të rrotullës së komandimit për të lëvizur drejt një artikulli tjetër në MENU.

  4. Zgjidhni vlerën e dëshiruar të cilësimit dhe shtypni për ta konfirmuar.