Kamerë dixhitale me objektiv të ndërrueshëm ILCE-7/ILCE-7R

Përdorimi i "Quick Navi"

Gjatë përdorimit të pamjekërkuesit mund t'i ndryshoni drejtpërdrejt cilësimet me anë të ekranit "Quick Navi".

  1. Shtypni në mënyrë të përsëritur butonin DISP (Konfigurimi i ekranit) derisa ekrani të caktohet në [For viewfinder].
  2. Shtypni butonin Fn (Funksioni) për të kaluar pamjen në ekranin Quick Navi.

  3. Zgjidhni funksionin e dëshiruar duke shtypur anën lart/poshtë/majtas/djathtas në rrotullën e komandimit.
  4. Rrotulloni graduesin e përparmë për të zgjedhur konfigurimin e dëshiruar.
    • Disa vlera të cilësimeve mund të rregullohen më hollësisht duke rrotulluar graduesin e pasmë.

Vendosja e cilësimeve në ekranin e posaçëm.

  • Zgjidhni funksionin e dëshiruar në hapin 3 dhe shtypni në qendër të rrotullës së komandimit. Shfaqet ekrani i posaçëm i konfigurimit për funksionin. Ndiqni udhëzuesit operativë (A) për të vendosur cilësimet.