Kompjuterët

Kompjuteri nuk e njeh kamerën.
  • Kur niveli i baterisë është i ulët, fusni bateri të reja ose bateri të ngarkuara nikel-hidrid metali (shiten veçmas).

  • Përdorni kabllon e posaçme USB (jepet).

  • Shkëputni kabllon e posaçme USB nga kompjuteri dhe kamera, më pas lidheni atë sërish mirë.

  • Shkëputni të gjitha pajisjet përveç kamerës, tastierës dhe mausit nga foletë USB të kompjuterit.

  • Lidhni kamerën direkt në kompjuter pa kaluar përmes një habi USB apo pajisjeje tjetër.

Nuk mund të importoni foto.
  • Lidhni kamerën dhe kompjuterin siç duhet duke kryer një lidhje USB.

  • Kur shkrepni foto me një kartë memorieje të formatuar nga një kompjuter, nuk mund të importoni foto në kompjuter. Shkrepni duke përdorur kartë memorieje të formatuar nga kamera. [Më hollësisht]

Pasi të kryeni lidhjen USB, "PlayMemories Home" nuk fillon automatikisht.
  • Kryeni lidhjen USB pasi të jetë ndezur kompjuteri.

Fotot nuk mund të luhen në kompjuter.
  • Nëse po përdorni "PlayMemories Home", referojuni ndihmës për "PlayMemories Home." [Më hollësisht]

  • Konsultohuni me prodhuesin e kompjuterit ose të softuerit.

Figura dhe zëri ndërpriten nga zhurma kur shikoni film në kompjuter.
  • Filmin po e luani direkt nga memoria e brendshme ose karta e memories. Importojeni filmin në kompjuterin tuaj me anë të "PlayMemories Home" dhe luajeni sërish. [Më hollësisht]

Fotot e eksportuara dikur në kompjuter nuk mund të shikohen në kamera.
  • Eksportojini në dosje të njohur nga kamera, si p.sh. "101MSDCF", më pas luajini në Folder view. [Më hollësisht]

  • Regjistrojeni foton në skedarin databazë të fotografive dhe luajeni në [Date View]. [Më hollësisht]