Importimi i fotove në kompjuter
"PlayMemories Home" mundëson importimin me lehtësi të fotove.
Për hollësi mbi funksionet e "PlayMemories Home," shihni ndihmën për "PlayMemories Home".
Importimi i fotove në kompjuter Windows pa përdorur "PlayMemories Home"
Kur shfaqet AutoPlay Wizard pas krijimit të lidhjes USB ndërmjet kamerës dhe kompjuterit, klikoni [Open folder to view files] [OK] [DCIM] ose [MP_ROOT]. Më pas, kopjoni fotot e dëshiruara në kompjuter.
-
Nëse Device Stage shfaqet në një kompjuter Windows 7 ose Windows 8, klikoni dy herë [Browse Files] ikona e medias dosja ku ruhet fotoja që dëshironi të importoni.
Importimi i fotove në kompjuter Mac pa përdorur "PlayMemories Home"
Lidhni kamerën me kompjuterin Mac. Klikoni dy herë ikonën e saponjohur në desktop dosja ku ruhet fotoja që dëshironi të importoni. Më pas, zvarrisni dhe lëshoni skedarin e fotos në ikonën e njësisë së diskut.