Copy
-
Fusni në kamera një kartë memorie me kapacitet të lirë të mjaftueshëm.
-
MENU (Settings) (Memory Card Tool) [Copy] [OK]
-
Sigurohuni që të ketë energji të mjaftueshme baterie. Në të kundërt, energjia e baterisë mund të mbarojë kur provoni të kopjoni skedarë fotosh, duke shkaktuar mosrealizimin e kopjimit dhe ndoshta dëmtim të të dhënave.
-
Fotot nuk mund të kopjohen individualisht.
-
Fotot origjinale ruhen në memorien e brendshme edhe pas kopjimit. Për të fshirë përmbajtjen e memories së brendshme, hiqni kartën e memories pas kopjimit, më pas formatoni memorien e brendshme ([Format] në [Internal Memory Tool]).
-
Në kartën e memories krijohet një dosje e re dhe të gjitha të dhënat do të kopjohen në të. Nuk mund të zgjidhni një dosje të veçantë dhe të kopjoni foto në të.