Eye-Fi
-
MENU (Settings) (Main Settings) [Eye-Fi] modaliteti i dëshiruar
|
On
|
Përdor funksionin e ngarkimit.
Ikona në ekran e modalitetit Eye-Fi do të ndryshojë në varësi të modalitetit të komunikimit të kartës Eye-Fi.
: Karta Eye-Fi është në modalitet pritjeje. Nuk ka foto për t'u dërguar.
: Karta Eye-Fi është në modalitet pritjeje ngarkimi.
: Karta Eye-Fi është në modalitet lidhjeje.
: Karta Eye-Fi po ngarkon foto.
: Ka ndodhur një gabim.
|
|
Off
|
Nuk përdor funksionin e ngarkimit.
|
-
Kartat Eye-Fi shiten vetëm në disa shtete/rajone.
-
Për më shumë informacion rreth kartës Eye-Fi, kontaktoni me drejtpërdrejt me prodhuesin ose shitësin e kartave Eye-Fi.
-
Kartat Eye-Fi lejohen vetëm në shtetet dhe rajonet në të cilat janë blerë. Mund të bëheni përgjegjës për shkak të kufizimeve lokale.
-
Karta Eye-Fi ka një funksion LAN me valë. Mos e fusni kartën Eye-Fi aty ku LAN është i ndaluar, si p.sh., gjatë fluturimit në avion. Nëse karta Eye-Fi është futur, caktoni [Eye-Fi] në [Off]. Kur funksioni i ngarkimit të kartës Eye-Fi është caktuar në [Off], shfaqet në ekran.
Transferimi i të dhënave të fotove me anë të kartës Eye-Fi
-
Caktoni cilësimet e pikës hyrëse të LAN me valë ose cilësimet e drejtimit të transferimit të kartës Eye-Fi.
-
Pasi cilësimet të mbarojnë, fusni kartën Eye-Fi në kamera dhe shkrepni foto.
-
Kur ngarkoni të dhëna fotosh, [Power Save] nuk disponohet.
-
Nëse shfaqet ikona (error), nxirrni dhe fusni sërish kartën Eye-Fi ose fikni dhe ndizni sërish kamerën. Nëse ende shfaqet ikona (error), karta Eye-Fi mund të jetë e dëmtuar. Për detaje kontaktoni Eye-Fi, Inc.
-
Komunikimi LAN me valë mund të ndërpritet nga pajisje të tjera komunikimi. Nëse marrja e të dhënave nuk mjafton, lëvizeni kamerën më afër pikës së hyrjes.
-
Disa karta Eye-Fi kanë një "Endless Memory Mode." Ky produkt nuk e mbështet "Endless Memory Mode." Sigurohuni që kartat Eye-Fi që fusni në këtë produkt të kenë "Endless Memory Mode" të çaktivizuar. Për detaje për konfigurimin e "Endless Memory Mode", referojuni udhëzimeve të përdorimit të dhëna me kartën Eye-Fi.