Digital Zoom

Zgjedh modalitetin e zmadhimit dixhital. Kamera e zmadhon foton me anë të zmadhimit optik (deri në 35×). Kur tejkalohet shkalla e zmadhimit, kamera përdor zmadhimin dixhital me precizion ose inteligjent.
  1. Caktoni kamerën në modalitetin e shkrepjes

  1. MENU (Settings) (Shooting Settings) [Digital Zoom] modaliteti i dëshiruar


Smart ()
E zmadhon foton në mënyrë dixhitale brenda diapazonit në të cilin foto nuk dëmtohet, sipas madhësisë së fotos (Smart zoom).

Precision ()
Zmadhon të gjitha përmasat e fotos sipas shkallës së zmadhimit total prej rreth 70×, duke përfshirë zmadhimin optik 35×. Sidoqoftë, vini re se cilësia e fotos përkeqësohet kur tejkalohet shkalla e zmadhimit optik (Precision digital zoom).

Off
Nuk përdor zmadhimin dixhital.

Shënime
  • [Digital Zoom] nuk disponohet në situatat e mëposhtme:

  • Në modalitet [Sweep Panorama]

  • Kur funksioni Smile Shutter është i aktivizuar.

  • Kur [Self-Timer] është caktuar në [Self-portrait One Person] ose [Self-portrait Two People].

  • Zmadhimi inteligjent nuk disponohet kur filmoni ose kur madhësia e fotos është caktuar në [20M] ose [16:9(15M)].

  • Funksioni Face Detection nuk funksionon në diapazonin e [Digital Zoom].

Shkalla e zmadhimit total kur përdorni zmadhim inteligjent (duke përfshirë zmadhimin optik 35×)

Raporti i mbështetur i zmadhimit ndryshon në varësi të madhësisë së fotos.

Madhësia
Shkalla e zmadhimit total
10M
Rreth 49×
5M
Rreth 69×
VGA
Rreth 280×
16:9(2M)
Rreth 93×