Focus
-
MENU (Focus) modaliteti i dëshiruar
|
(Multi AF)
|
Fokuson automatikisht mbi subjektin në të gjitha rrezet e kuadrit të kërkuesit.
Kur shtypni butonin e diafragmës deri në gjysmë në modalitet shkrepjeje fotosh statike, shfaqet një kontur i gjelbër përreth zonës së fokusuar.
|
|
(Center AF)
|
Fokuson automatikisht mbi subjektin në qendër të kuadrit të kërkuesit. Kur përdoret së bashku me funksionin AF lock, mund ta kompozoni foton sipas dëshirës.
|
|
(Spot AF)
|
Fokuson automatikisht mbi një subjekt tejet të vogël ose në zonë të ngushtë. Kur përdoret së bashku me funksionin AF lock, mund ta kompozoni foton sipas dëshirës.
|
-
Kur përdorni [Digital Zoom] ose [AF Illuminator], kuadri i kërkuesit të rrezes së fokusimit automatik çaktivizohet dhe shfaqet me vijë të ndërprerë. Në këtë rast, kamera punon për t'u fokusuar mbi subjektet në qendër të ekranit.
-
Nëse aktivizohet fokusimi gjurmues, kamera fokuson me përparësi subjektin që duhet gjurmuar.
Fokusimi mbi subjekte në skaj të ekranit
-
Rikompozojeni pozën në mënyrë që subjekti të jetë në qendër të kërkuesit të rrezes së fokusimit automatik (A) dhe shtypni butonin e diafragmës deri në gjysmë për t'u fokusuar mbi subjektin (AF lock).
-
Kur të ndalojë së pulsuari dhe të mbesë ndezur treguesi AE/AF lock (B), kthehuni në pozën e kompozimit të plotë dhe shtypni deri në fund butonin e diafragmës.