Flash

  1. Shtypni butonin e daljes së grupit të blicit, të nxjerrë blicin.

  • Kur grupi i blicit nuk është i dalë, modaliteti i blicit caktohet automatikisht në [Off]. Nuk mund ta ndryshoni cilësimin.

  1. Shtypni (Flash) në butonin e komandimit.

  1. Zgjidhni modalitetin e dëshiruar me butonin e komandimit.



(Advanced Flash)
Shkrepeni blicin për distanca më të largëta duke rritur vlerën e kufirit të sipërm të ndjeshmërisë ISO.

(Auto)
Blici punon automatikisht në vende të errëta ose kur ka dritë sfondi.
(On)
Blici punon gjithnjë.

(Slow Synchro)
Blici punon gjithnjë.
Shpejtësia e diafragmës është e ulët në vende të errëta për të shkrepur qartë çfarë mbetet jashtë dritës së blicit.

Nëse në fotot e shkrepura me blic shfaqen "njolla të bardha rrethore"
Këto njolla shkaktohen nga grimca (pluhur, pjalm etj.) që qarkullojnë pranë objektivit. Kur theksohen nga blici i kamerës, shfaqen si njolla të bardha rrethore.
Si të dobësohen "njollat e bardha rrethore"?
  • Ndriçojeni dhomën dhe shkrepeni subjektin pa blic.

  • Nëse zgjidhni modalitetin (High Sensitivity) në Scene Selection, [Flash] caktohet automatikisht në [Off].

Shënime
  • Blici shkrepet dy herë. Blici i parë rregullon sasinë e dritës.

  • Gjatë ngarkimit të blicit, shfaqet .

  • Nuk mund ta përdorni blicin gjatë shkrepjeve në grup.

  • (Advanced Flash) mund të zgjidhet vetëm në modalitet [Intelligent Auto]. Kur zgjidhet (Advanced Flash), madhësia maksimale e [Still Image Size] është [5M]. Nëse [Still Image Size] caktohet mbi [5M], [Still Image Size] caktohet automatikisht në [5M].

  • Kur shkrepni me blic dhe zmadhimi është caktuar në W, hija e objektivit mund të shfaqet në ekran, në varësi të kushteve të shkrepjes. Nëse ndodh diçka e tillë, caktojeni zmadhimin në T dhe shkrepni sërish me blic.

  • Kur nuk e përdorni blicin, mbajeni të mbyllur.

Tema relevante